Skuadra e Ligës së Parë, KF Vllaznia sot ka arritur të nënshkruaj marrëveshje me trajnerin Nazmi Rama.
Trajneri se fundmi ka drejtuar klubin e Istogut, po pas fillimit jo të mirë në edicionin 2021/22, ka shkëputur kontratën me klubin me marrëveshje të dyanshme shkruan arbresh.info.
Njoftimi i plotë nga KF Vllaznia:
Mirë se vjen Nazmi Rama
Sot në ambientin e stadiumit të Kf Vllaznia klubi ka arritur marrëveshje me Trajnerin Nazmi Rama
Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Nazmi Rama të merrte drejtimin e skuadrës.
Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër , duke i dëshiruar suksese në arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë.
Na priftë e mbara. /arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron