Jose Mourinho është pezulluar zyrtarisht për një ndeshje në Serie A, që do të thotë se ai nuk do të jetë në stol kundër ish-klubit të tij Inter, të dielën.
Trajneri portugez u përjashtua me karton të kuq në minutat e fundit në fitoren 1:0 të Romës ndaj Monzas të dielën e shkuar, teksa festoi duke u tallur me Raffaele Palladino dhe lojtarët e tij, transmeton Gazeta Express.
Nga Federata italiane është konfirmuar se Mourinho do të suspendohet për një ndeshje, që do të thotë se ai do të humbasë ndeshjen e radhës të Romës në Serie A, kundër Interit.
Nuno Santos, një nga ndihmësit e Mourinhos, u përjashtua gjithashtu kundër Monzas dhe nuk do të jetë në stol kundër “Nerazzurrëve”.
Roma u gjobit gjithashtu me 10,000 euro për “përgjegjësi objektive” pasi djemtë që ishin të angazhuar për mbajtjen e topave jashtë vijave të fushës, ishin të ngadaltë në kthimin e topit tek lojtarët në fushë pas golit të El Shaarawyt.
Roma do të luajë në Ligën e Evropës të enjten, por Mourinho po përballet gjithashtu me një pezullim evropian pasi u suspendua për katër ndeshje pas finales së sezonit të kaluar kundër Sevillas, e humbur nga “Giallorossi” në penallti.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...