Stoke City ka shkarkuar trajnerin Nathan Jones pas nëntë muajve në detyrë te klubi në Championship.
46-vjeçari ishte sjellë në klub nga Luton Town i Ligës së Parë në janar për të zëvendësuar trajnerin e shkarkuar atëherë – Gary Rowett, transmeton portali arbresh.info.
Por, Stoke ka fituar gjashtë herë brenda 38 ndeshjeve nën udhëheqjen e Jones dhe pavarësisht fitoreve të njëpasnjëshme në mes të muajit tetor, disfata e së shtunës ndaj Millwall ka “Potters” me katër pikë larg zonës së sigurisë.
Stoke City, i cili përballet me liderin West Bromwich Albion në xhiron e ardhshme, është në pozitën e 23-të në tabelë.
Por, “Potters” mund të kthehet sërish në fund gjatë kohës kur luajnë ndeshjen e së hënës pasi Barnsely, i cili është në pikë të barabarta me ata, luan ndaj Bristol City në shtëpi të premten./arbresh.info/
Moti sot në Kosovë
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin