Genoa-Torino, sfidë që ishte në program për t’u luajtur të shtunën, në orën 18, është shtyrë për një datë tjetër. Vendimi zyrtar është marrë nga Këshilli i Ligës së futbollit italian, që në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme mori parasysh kërkesën e gjenovezëve për moszhvillimin e takimit.
Klubi kuqeblu, e bazonte kërkesën e tij për shtyrjen e takimit me faktin se 15 anëtarë të ekipit, futbollistë dhe anëtarë të stafit, kishin rezultuar pozitivë me COVID-19. Në këtë takimin e Këshillit të Ligës u vendos që të zbatohet rregulli i UEFA-s: ndeshja luhet nëse ka të paktën 12 + 1 (portier) lojtarë të shëndetshëm dhe në rast refuzimi, skuadra që nuk zbret në fushë e humb 0-3 ndeshjen. Sidoqoftë, klubet me të paktën 10 lojtarë pozitivë kanë “bonusin” për ta kërkuar vetëm një herë shtyrjen. Këtë “bonus” Genoa e “dogji” pikërisht për ndeshjen ndaj Torinos.
Ndërkohë, pas rezultateve të tamponëve të Napolit dhe Genoas, dolën edhe ato të testeve të gjyqtarëve të sistemit VAR, të sfidës së “San Paolos” (Napoli – Genoa): Rezultatet e raundit të parë të testeve ishin të gjitha negative.
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...