Zyrtare: Shkarkohet trajneri i Përfaqësueses së Kosovës

13:08 | 13 Tetor 2021

Federata e futbollit të Kosovës sot me anë të një konferencë për media ka konfirmuar shkarkimin e selektorit të Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes.

Agim demi ka falënderuar  selektorin për punën e bërë me ekipin dhe për sukseset e arritura.

“Duam ta falënderojmë trajnerin Challandes për punën e bërë me ekipin, për suksesin e arritur sidomos në Ligën e Kombeve”- ka thënë Ademi.

Challandes i cili që nga viti  2018 ka qenë pjesë e Përfaqësueses, është shkarkuar pas shumë humbje të ndeshjeve.

Nga 16 ndeshjet e fundit zyrtare, pa llogaritur ato miqësore, në drejtim e tij, Kosova ka  shënuar vetëm dy fitore, tre barazime dhe 11 humbje.

Bernard Challandes  ka thënë se ishte një kënaqësi të jetë selektor i Përfaqësueses së Kosovës dhe poashtu ka falënderuar të gjithë lojtaret dhe stafin teknik.

“Natyrisht se jam i pikëlluar për këtë vendim, pasi kam pasur një kohë të mirë këtu. Kemi pasur një qëllim që të vazhdojmë qëllimet tona që të ndërtojmë një ekip të konkurrues”, ka thënë selektori.

“Kisha kënaqësinë që kam punuar me këtë skuadër, por jam i pikëlluar që nuk do të jem. Jam shumë, shumë i kënaqur me mbështetjen nga federata me këtë staf që gjithmonë kanë qenë besnik dhe ishte – mund ta them qartë se në karrierën time si trajner, nuk kam pasur të tillë”- ka shtuar Challandes. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara