Klubi i njohur dhe prestigjioz italian, Sampdoria, bie zyrtarisht në kategorinë e tretë për herë të parë në histori.
Në vitin 1991, ata fituan titullin e Serie A, shkruan Arbresh.info.
Me barazimin me shifrat 1-1 në javën e fundit ndaj Juve Stabias, Sampdoria nuk ia dol të merrte pikët që i duheshin për të siguruar të paktën play-out dhe e mbylli sezonin e rregullt në vendin e 18.
Madje patën momente të shkëlqyera duke marrë pjesë në Kupat e Evropës dhe madje zhvilluan edhe finale Champions ndaj Barcelonës në 1992.
Gjithashtu me ngjyrat bardheblu luajtën shumë kampionë si Vialli, Mancini, Seedorf e të tjerë.
Kësisoj, skuadra që ka një titull kampion dhe katër Kupa Italie, është fituese e Kupës së Kupave si dhe ka qenë finaliste e Ligës së Kampioneve, në sezonin e ardhshëm do të luajë në Serinë C.
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...