Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e sotme (e mërkurë) në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Barcelonës për shkak të një problemi muskulor.
Lukaku, i cili është transferuar te skuadra italiane për 80 milionë euro nga Manchester United gjatë verës, udhëheq linjën e golashënuesve në klub së bashku me mesfushorin Stefano Sensi me nga tri gola, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur në konferencë për shtyp, Antonio Conte ka konfirmuar:
“Romelu nuk ka udhëtuar me ne sepse ka një problem të lehtë me muskujt në kofshë”
“Është një problem që e ka pasur që 10 ditë deri tani dhe një që ai e vazhdoi duke e monitoruar, por testet kanë zbuluar se nuk është asgjë serioze”
“Ne jemi të qetë në lidhje me këtë, por nuk duam të rrezikojmë me të”
Interi është në krye të tabelës në Serie A me një rekord perfekt duke fituar të gjitha ndeshjet e zhvilluara deri tani./arbresh.info/
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid
Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA-në...