Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka konfirmuar se klubi ka aktivizuar klauzolat e zgjatjes së kontratave të katër futbollistëve.
Diogo Dalot, Fred, Marcus Rashford dhe Luke Shaw janë futbollistët që kanë rinovuar me klubin anglez.
Kontratat e të katër futbollistëve skadonin në qershor të vitit të ardhshëm.
Rashford, Fred, Dalot dhe Shaw tani do të jenë të lidhur me “Djajtë e Kuq” për së paku edhe një tjetër sezon – deri në verën e vitit 2024.
“Po, mund ta konfirmoj”, tha Ten Hag duke shtuar: “Ne jemi të lumtur sepse skuadra po shkon në drejtimin e duhur dhe ata lojtarë kanë një kontribut masiv në atë drejtim”.
“Ne duam të zhvillohemi, duam t’i mbështesim ata lojtarë dhe duam që ata të vazhdojnë në procesin tonë. Pra, kjo është arsyeja pse kemi ardhur në këto vendime, jam i sigurt se janë vendimet e duhura. Ne duam të ndërtojmë një ekip për të ardhmen, kështu që për vite më të gjata ata lojtarë duhet të jenë pjesë e tij”, deklaroi trajneri holandez.
✍️ The boss has confirmed that United have triggered one-year contract extensions for @MarcusRashford, @LukeShaw23, @DalotDiogo and @Fred08Oficial. #MUFC
— Manchester United (@ManUtd) December 24, 2022
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...