Rami Hadari do të jetë trajneri i Kombëtares së Kosovës në basketboll për tri vitet e ardhshme.
Në konferencë për media është prezantuar trajneri izraelit nga kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu.
Hadar tha se në Kosovë po ndjehet si në shtëpinë e tij dhe në momentin që ka marr ofertën e ka pranuar me shumë kënaqësi.
“Faktori tjetër është se besoj që mund ta bëjmë këtë së bashku. Objektivi i parë është të marrim rezultate të mira, sepse basketbolli është për rezultate. Objektivi tjetër është që të rrisim gjeneratën e re të Kosovës në ekipin A gjatë kohës time”, tha trajneri 56-vjeçar.
Trajneri së fundmi drejtoi Pejën, të cilën e riktheu në majat e basketbollit kosovar, duk e shpallur kampion./Abresh.info/
Hamza në “Kodrën e Trimave” dhe “Kalabri”: Kosov...
Abdixhiku nesër zhvillon disa aktivitete
Abdixhiku: E kam ditur që Prishtina nuk na lë vet
Lirimi i 98 pengjeve dhe tërheqja e ushtrisë/ Marrëveshja me...
Çfarë ndodh nëse nuk flemë 24 orë?
Limaj në Llapushnik, në odën që dikur shkoi me uniformë të U...