Trajneri i njohur kosovar, Qëndrim Kida i është rikthyer zejës së trajnerit, teksa do të udhëheqë klubin e promovuar sivjet në elitë, Prishtinën e Re.
Kështu ka bërë të ditur klubi kryeqytetas duke thënë se me të do të shkojnë drejt stabilitetit.
“KF Prishtina e Re njofton opinionin publik, tifozët dhe komunitetin futbollistik se nga sot, Qendrim Kida emërohet Kryetrajner i ekipit të parë. Ky vendim vjen si pjesë e strategjisë sonë të re për konsolidimin e ekipit, rritjen e stabilitetit dhe riformësimin e mentalitetit fitues brenda skuadrës. Klubi beson fuqimisht se me emërimin e Qendrim Kida si Kryetrajner, fillojmë një faqe të re të rëndësishme drejt stabilizimit dhe progresit. Jemi të bindur se me punë, disiplinë dhe bashkëpunim, ekipi do të rikthehet atje ku e meriton. Klubi i uron trajnerit Kida mirë se ardhje dhe shumë suksese në detyrën e re”, shkruan Prishtina e Re në “Facebook”.
Momentalisht, Prishtina e Re është e fundit në renditjen tabelare të Superligës së Kosovës, me vetëm nëntë pikë të grumbulluara nga 14 ndeshje.
Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë mu...
Haaland flet pas kartonit të kuq të Szoboszlait
Benita këndon para dasmës: “Në burrë të martuar…”
Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...
Rrahet avokati i Ilir Metës: Njëri po ofendonte, tjetri më g...