Anëtarët e Bordit Ekzekutiv të EuroLeague kanë marrë vendim që t’i pezullojnë tri klubet ruse, CSKA Moska, Zenit Saint Petersburg dhe UNICS Kazan.
Ndërkaq, sipas njoftimit, 15 klubet tjera të kësaj lige të basketbollit do të vazhdojnë të luajnë në bazë të orareve të caktuara.
Nëse situata nuk ndryshon në mënyrë të favorshme, të gjitha ndeshjet e sezonit të rregullt kundër ekipeve ruse do të anulohen për të konfiguruar renditjen e ligave. CSKA, Zeniti dhe UNICS aktualisht renditen në Top 8.
Në ndërkohë, sipas këtij vendimi, nga EuroCup është pezulluar klubi tjetër rus, Lokomotiv Kuban Krasnodar.
Lexo edhe:
Zyrtare: FIFA dhe UEFA përjashtojnë Kombëtarën e Rusisë nga të gjitha garat
Vendimi vjen pas sulmeve ruse kundër Ukrainës që shkaktuan edhe pezullimin e klubeve dhe ekipeve ruse nga garat e UEFA-s dhe FIFA-s, ndërsa edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka rekomanduar edhe mospërfshirjen e sportistëve rusë në ngjarjet sportive
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar
Haradinaj: Masakrat janë dëshmi e rrugës së rëndë që kaluam ...
Haxhiu takon të moshuarën që i tha Kurtit “Mos lësho pe”, i ...
“Kosova aleati më besnik i Amerikës” – kongresisti amerikan ...
Dortmundi përshpejton negociatat për transferimin e yllit të...