Kryesuesi i bordit mbikqyrës të “Trepçës”, Shpëtim Dobra ka treguar se në minierën e Trepçës, vazhdojnë të jenë të ngujuar edhe 18 minatorë.
Kjo, për shkak të problemeve me rrymën.
Dobra ka thënë se mbrëmë pas mesnate ka ndodhë një zjarr, me ç’rast është djegur edhe trafoja, duke shtuar se janë duke punuar që të riparohet një linjë e furnizimit me rrymë.
“Po, ka ndodh një zjarr mbrëmë rreth orës një po më duket. Edhe ka ardh deri te dëmtimi i trafove që i kem mrapa, që janë mrapa murit. Është djeg trafoja, kanë ardh zjarrfikësit, mirëpo kështu zjari i madh e ka dëmtu edhe një trafo që ka qenë në standby, në si rezervë. Momentalisht në minierë kanë mbet edhe 18 punëtorë, disa janë të moshës më të re, disa janë pak më të moshuar, s’kanë mujt me dalë prej minierës. Momentalisht është duke u riparu një linjë e furnizimit me rrymë, është bë një bypass, është duke u riparu edhe një linjë tjetër që mundëson dërgimin e energjisë elektrike në minierë, edhe mandej na mundemi me aftësu ashensorin për me i nxjerrë këta punëtorë”, tha ai.
Ai, tha se sipas informatave që ka dy minatorë nuk janë mirë me shëndet.
“Sipas informatave që i kam, dy veta s’janë mirë me shëndet, po jo diçka seriozisht. Ekipi i shpëtimit është në standby. E kemi ekipin e shpëtimit edhe ata e dërgojnë edhe ushqimin edhe po që se ka nevojë me intervenu, intervenojnë. Deri tash s’u pa e nevojshme që ka pas ndonjë prej tyre intervenim, po jemi në kontakt me ta, jemi në lidhje telefonike me ta. 29 veta kanë dalë prej minierës. Kanë mbet 18 që janë nëpër horizonte të ndryshme”, tha ai.
Ndërsa, Shyqyri Sadiku drejtor i minierës në Stan -Tërg në Mitrovicë, ka thënë se beson se brenda një ore do të sanohet problemi.
“Po, dalje emergjente. Për çdo rast e kem daljen emergjente edhe ata që kanë qenë në shëndet të mirë kanë dalë të gjithë. Përpos që janë 18, një pjesë e tyre janë të obliguar, pavarësisht se s’ka rrymë, me ndenjtë deri sa të vjen rryma se janë kujdestarë të sistemit të pompimit. Besoj që me shëndet janë mirë, informacione të sigurta sigurisht keni marrë. Besoj shumë shpejt brenda një ore do të sanohet problemi edhe do të nxirren minatorët e do të kthehet normaliteti në minierë”, tha ai.
Lladrovci thumbon politikanët: “Mos e rreh këlyshin se kur r...
“Ftoj familjarët për përmbajtje”, Hysni Mehani thotë se ësht...
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar
Haradinaj: Masakrat janë dëshmi e rrugës së rëndë që kaluam ...
Haxhiu takon të moshuarën që i tha Kurtit “Mos lësho pe”, i ...