Haxhiu takon të moshuarën që i tha Kurtit “Mos lësho pe”, i premton se nuk do të lëshojnë pe as kësaj radhe

12:15 | 14 Maj 2026
E.K

U.d. e presidentes, Albulena Haxhiu, ka qëndruar në Qyshk të Pejës në ditën përkujtimore të Masakrës së këtij fshati, ku ka takuar edhe loken Xhemile, e njohur për thënien “Mos lësho pe”, slogan që ishte përdorur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Përmes një postimi, Haxhiu tha se e ka siguruar loken Xhemile se “as kësaj here nuk do të lëshojnë pe”.

“Me loken Xhemile nga Qyshku i Pejës, në ditën përkujtuese të Masakrës në këtë fshat. Lokja Xhemile e njohur për fjalët e saj inspiruese si ajo “Mos lësho pe”. E sigurova edhe njëherë që as kësaj herë nuk do të lëshojmë pe. “Jeni pedatë shumë”, tha lokja. Po, jemi pedatë dhe ende po pedatemi por ky pe që mbahet nga besimi i madh për një Kosovë më të mirë nuk këputet lehtë”, shkroi Haxhiu./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale