Basketbollistët Gëzim Morina dhe Erjon Kastrati vendosën të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës.
Lajmi konfirmohet nga kreu i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu.
“Gëzim Morina dhe Erjon Kastrati do të luajnë për Kosovën. Ata janë konfirmuar si lojtarë të Kosovës dhe do të paraqiten në gara qysh këtë verë! Pas negociatave disa mujore me Federatën e Basketbollit të Sllovenisë dhe me pajtimin dhe kërkesën e të dy lojtarëve është arritur marrëveshja që Gëzimi dhe Erjoni të ndërrojnë nënshtetësinë e FIBA dhe të luajnë për vendlindjen e tyre. Është ky lajm fantastik për sportin e Kosovës dhe përforcim shumë i madh për Përfaqësuesen e Kosovës. Nga data 2 korrik ata i bashkohen Edos, Dardanit, Lis Shoshit, Sinës, Hajrizit, Rugovës etj. nën udhëheqjen e trajnerit Brad Greenberg dhe ekipit të tij do të bëjnë historinë për basketbollin e Kosovës!”, shkruan Erolld Belegu, kryetar i Federatës së basketbollit të Kosovës në rrjetin social Facebook. /Arbresh.info

Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...