Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka vendosur që të mos e thirr yllin e skuadrës, Lionel Messi për të luajtur ndaj Interit.
Arsyeja kryesore është që me 18 dhjetor do të zhvillohet “El Clasico” në “Camp Nou”, andaj tekniku spanjoll nuk dëshiron që argjentinasi të pësoi ndonjë lëndim.
Barcelona e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve si lider i grupit F, transmeton portali arbresh.info.
Faqja zyrtare e Barcelonës në Twitter ka publikuar listën e 20 lojtarëve që do luajnë, mirëpo në këtë listë nuk është gjashtë herë fituesi i Topit të Artë.
Pos tij mungojnë edhe shumë lojtarë të formacionit të parë si Sergio Busquets, Gerard Pique, ndërsa nga minuta e parë pritet të luajë Ansu Fati.
Kujtojmë që nesër kampioni i Spanjës do të luajë në “San Siro” ndaj Interit, ky i fundit ka nevojë për fitore në mënyrë që të kualifikohen në 1/16 e Ligës së Kampionëve./arbresh.info.

Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...