Thuajse një muaj pasi luajti në finalen e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, Mario Mandzukic ka njoftuar pensionimin nga detyra e tij me skuadrën kombëtare.
Sulmuesi ishte pjesë kryesore e skuadrës së Kroacisë që shkroi historinë në “Rusia 2018” duke fituar medaljen e argjendtë – si skuadra e dytë më e mirë në bot, transmeton portali arbresh.info.
Mandzukic shënoi tri gola për skuadrën e Zlatko Dalic në Rusi, përfshirë një në fitoren e siguruar në minutat shtesë kundër Anglisë në gjysmëfinale dhe një gol të nderit në finale.
Në një letër të postuar në llogaritë e tij në rrjete sociale, ylli i Juventusit tha:
“Medalja e argjendtë e Kampionatit Botëror më ka dhënë mua një energji të re, por gjithashtu më ka bërë më të lehtë këtë vendim jashtëzakonisht të vështirë. Ne kemi realizuar ëndrrën tonë, kemi arritur një sukses historik dhe një eksperiencë të pabesueshme nga tifozët”
“Ai muaj, përfshirë mirëpritjen në Zagreb te Slavonski Brod dhe të gjithë Kroacisë, do të vazhdojë të mbes një kujtim i rëndësishëm në karrierën time. Ky ka qenë udhëtimi më i bukur me skuadrën kombëtare dhe rikthimi më i preferuar i imi në shtëpi”
Mandzukic debutoi te skuadra kryesore e Kroacisë në vitin 2007 dhe përfaqësoi vendin e tij në dy Kampionate Botëror: Brazil 2014 dhe Rusia 2018./arbresh.info/
Policia e Kosovës shton masat e sigurisë për zgjedhjet e 7 q...
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...