Manchester United ka konfirmuar se Marcos Rojo ka nënshkruar një kontratë të re tri vjeçare.
Mbrojtësi argjentinas u rikthye nga lëndimi serioz në fillim të këtij sezoni, gjë që do të thotë se ai nuk ka qenë rregullisht i përfshirë në skuadër, transmeton portali arbresh.info.
Por, “Djajtë e Kuq” kanë konfirmuar përmes llogarisë së tij zyrtare në rrjetin social Twitter se Rojo ka vendosur lapsin në një marrëveshje që i siguron atij qëndrimin në klub deri në vitin 2021.
“Ne jemi të kënaqur për t’iu njoftuar që Marcos Rojo ka vazhduar kontratën e tij me Manchester United deri në qershor të vitit 2021”, ka shkruar klubi në deklaratën e tyre.
Marrëveshja tri vjeçare ka gjithashtu të integruar opsionin për të vazhduar tutje edhe për 12 muaj./arbresh.info/
Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin ...
Rama: Rreth 50% e shkollave në Kryeqytet kanë çështje të sig...
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...
38-vjeçari i vrarë në Gjakovë, xhaxhai i ish-finalistes së B...
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...