E ardhmja e një prej mesfushorëve të Real Madridit është vënë në pikëpyetje para hapjes së afatit kalimtar veror.
Sipas gazetarit spanjoll të transferimeve Matteo Moretto, lojtari në fjalë është Eduardo Camavinga.
Mesfushori francez po kalon një sezon me shumë ulje-ngritje në aspektin individual. Për shkak të një kombinimi problemesh fizike afatgjata, konkurrencës së fortë për një vend në formacion dhe paraqitjeve jo gjithmonë të qëndrueshme, ish-talenti i Rennes ka regjistruar vetëm 12 ndeshje si titullar në La Liga.
Dhe nëse raportimet e fundit nga mediat këtë fundjavë janë të sakta, këto vështirësi nuk kanë kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e klubit në kryeqytetin spanjoll.
Gazetarit Matteo Moretto gjatë një paraqitjeje në “Radio MARCA” bëri të qartë se lojtari mund të largohet në verë.
“Camavinga te Real Madridi mund të largohet nëse vjen një ofertë e mirë”, deklaroi ai shkurtimisht.
Camavinga ndër të tjera është në dyshime edhe për përballjen me Manchester Cityn si pasojë e një lëndimi tjetër që mori ndaj Elches./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...