Milani e ka angazhuar zyrtarisht Marco Giampaolon në postin e trajnerit. Ish-strategu i Sampdorias ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Rossonerët me opsionin për ta vazhduar edhe për një vit.
Pas tri sezoneve të kaluara te Sampdoria, Giampaolo e ndërpreu kontratën me marrëveshje të dyanshme dhe nënshkroi në Milanello kontratën e re, nga e cila do të përfitojë rreth dy milionë euro në sezon.
AC Milan njofton se e ka angazhuar Marco Giampaolon si trajner të ri të ekipit të parë me fillim nga 1 korriku 2019. Marrëveshja është valide deri më 30 qershor 2021, me opsionin për ta vazhduar deri në qershor 2022″.

“Marco Giampaolo, ka lindur në Bellinzona më 2 gusht 1967, ka qenë trajner në 324 ndeshje në të gjitha garat gjatë karrierës së tij, 270 nga të cilat kanë qenë në Serie A”.
“Giampaolo do ta drejtojë ekipin e parë të Milanit nga dita e parë e stërvitjeve për sezonin e ri në Milanello që fillin më 9 korrik”, thuhet mes tjerash në njoftimin e klubit italian. /Telegrafi/
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...