Zyrtare: Manchester United emëron Rangnick si menaxher të përkohshëm

12:37 | 29 Nëntor 2021

Manchester United më në fund ka zyrtarizuar trajnerin e tyre të përkohshëm, Ralf Rangnick.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një komunikate për media.

“Manchester United është i kënaqur të njoftojë emërimin e Ralf Rangnick si menaxher të përkohshëm deri në fund të sezonit, në varësi të kërkesave për vizë punë”, thuhet një njoftimin e lëshuar nga klubi.

Nga ana tjetër, tekniku gjerman është shprehu i lumtur që është bashkuar me skuadrën angleze.

“Jam i ngazëllyer që do t’i bashkohem Manchester Unitedh dhe jam i fokusuar për ta bërë këtë një sezon të suksesshëm për klub”, është shprehur Ragnick për faqen zyrtare të klubit.

Ndërsa, Michael Carrick pritet të qëndrojë në krye të ekipit të parë derisa tekniku gjerman të rregullojë situatën me vizën.

Klubi gjithashtu ka falenderuar Lokomotivën e Moskës për bashkëpunimin e tyre për të arritë këtë marrëveshje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara