Liverpool gjatë së dieles ka zyrtarizuar transferimin e Luis Diaz nga skuadra portugeze, Porto.
25-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate me Reds pasi ka kaluar testet mjekësore dhe ka finalizuar kushtet personale.
Diaz do të arrijë në Merseyside pasi të ketë përfunduar detyrën e tij ndërkombëtare me Kolumbinë, e cila përballet me Argjentinën në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në Kordoba të martën në mbrëmje.
Ai i bashkohet Liverpool pas dy sezonesh e gjysëm me Porton, ku bëri 125 paraqitje dhe shënoi 41 gola.
Diaz do të veshë fanellën me numrin 23, të cilën dikur e mbante Xherdan Shaqiri, tashmë i transferuar te Olympique Lyon./Arbresh.info
We have completed the signing of Luis Diaz from FC Porto, subject to the successful granting of a work permit and international clearance ✍️? #VamosLuis
— Liverpool FC (@LFC) January 30, 2022
Numërohen votat e para, këta janë 10 më të votuarit për mome...
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...
Eriksen del me një njoftim për gjendjen e tij pas kolapsit n...
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...