Federata e Futbollit të Francës (FFF) ka konfirmuar se mbrojtësi Laurent Koscielny nuk do të jetë në dispozicion për Kampionatin Botëror.
Koscielny u lëndua në minutat e parë të disfatës së Arsenalit në gjysmëfinale të Evropa Ligës kundër Atletico Madridit mbrëmjen e kaluar (e enjte), transmeton portali arbresh.info. Edhe pse FFF nuk konfirmoi në detaje problemin e mbrojtësit qendror, ata njoftuan se lojtari nuk do të jetë në gjendje për të udhëtuar në Rusi si një reprezentues i vendit të tij.

“Është një goditje e madhe për skuadrën franceze”, ka thënë trajneri i Francës, Didier Deschamps. “Një lëndim asnjëherë nuk vjen në kohën e duhur”
“Më vjen me të vërtetë shumë keq për Laurentin sepse ky Kampionat Botëror ishte gjithashtu një moment shumë i rëndësishëm për të në karrierën e tij dhe i uroj atij forcë dhe një rikthim të mirë në fushë sepse unë jam i sigurt se ai ka ende gjëra të mrekullueshme për të shfaqur”
Koscielny, i cili ka bërë 51 paraqitje për Francën, në të kaluarën ka njoftuar se do të dëshironte të pensionohej nga futbolli ndërkombëtar pas Kampionatit Botëror./arbresh.info/
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...