Alain Giresse është shkarkuar sot (e martë) nga detyra e tij si përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës, por në njoftim thuhet se kanë ndarë punët me marrëveshje të dyanshme.
Rezultatet negative në kualifikueset e Euro 2024, me vetëm tri pikë pas katër ndeshjeve (tri barazime, një humbje) në Grupi I kanë ndikuar shumë te atmosfera te Dardanët.
Kështu, sot (e martë) drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë thirrur një mbledhje urgjente.
Në mbledhjen që zgjati rreth një orë, është vendosur shkarkimi i përzgjedhësit Alain Giresse, së bashku me ndihmësit e tij, Sebastien Bichard dhe David Le Goff.
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin, Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit. Deri të ky vendim, vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (1:2)”.

“Federata e Futbollit e Kosovës e falënderon trajnerin Giresse për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës. Në të ardhmen priten reforma të mëtejshme në ekipin kombëtar”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Asnjë fitore dhe këto kualifikuese dhe shanset thuajse të pamundura për kualifikim kanë ardhur deri tek ky vendim i FFK-së.
Ndryshe, Giresse e ka drejtuar Kosovën në 10 ndeshje zyrtare, duke pësuar katër humbje, tri fitore dhe tri barazime. /Telegrafi/
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...