Rodrigo Bentancur do i bashkohet Juventusit sezonin e ardhshëm pasi kampioni në Serie A ka rënë dakord për të paguar tarifën fillestare prej 9.5 milionë euro te Boca Juniors.
Mesfushori 19-vjeçari nënshkroi marrëveshje pesë vjeçare me gjigantin në Torino dhe zyrtarisht do të bëhet lojtari i Juventusit më 1 korrik duke i dhënë fund dy sezoneve të kaluara si lojtar startues te Boca, transmeton portali arbresh.info.
Bentancur është një produkt i sistemit të të rinjve te Boca dhe klubi argjentinas ka rënë dakord të pranoj fillimisht 50 për qind e tarifës së transferimit për futbollistin uruguaian.
I njohur ndryshe si ‘Lolo’, Bentancur iu bashkua Bocas në moshën 14-vjeçare dhe debutoi te skuadra kryesore në prill të vitit 2015 në moshën 17-vjeçare./arbresh.info
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...