Futbolli në Evropë tashmë po shikon “dritë në fund të tunelit”.
Shumë shtete në Evropë kanë paralajmëruar rinisjen e kampionateve ndërkohë që së fundmi ka ardhur edhe një vendim zyrtar sa i përket kampionatit të Hungarisë, shkruan Zëri.info.
Në Hungari gjithçka do të rinisë në fundjavën e 23 majit me ndeshjet e Kupës, ndërsa 1 javë më pas, të shtunën e 30 majit do të rinisë dhe kampionati aty ku është ndërprerë.
Vendimi është zyrtarizuar nga federata hungareze e futbollit.
Hungaria aktualisht ka më shumë se 3 mijë të prekur me coronavirus dhe 363 vdekje.
Ndryshe, në Hungari luan futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hasani te skuadra elitare Diosgyor.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron