Llapi ka njoftuar se mbrojtësi 18-vjeçar, Hajdin Salihu është huazuar të Lokomotiva e Zagrebit.
Lojtari është huazuar me mundësi blerje në fund të edicionit, pra në qershorin e vitit 2021, shkruan portali arbresh.info.
Këtë e ka konfirmuar Llapi përmes një komunikate në Facebook.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Zyrtare: Hajdin Salihu nga Llapi në Lokomotivë të Zabrebit
Mbrojtësi 18 vjeçar kalon tek Lokomotiva në formë të huazimit
Podujevë, 18 tetor 2020 – Pas shumë negociatave në mes drejtuesve të klubit dhe atyre të Lokomotivës është arritur marrëveshja për huazimin e mbrojtësit 18 vjeçar, Hajdin Salihu tek Lokomotiva. Lokomotiva që bënë pjesë në Superligën e Kroacisë, do të huazoj Salihun deri në qershor të vitit 2021, me të drejtë blerje të kartonit të tij.
https://www.facebook.com/KFLlapi/photos/pb.273484992242.-2207520000../10158662356112243/?type=3&theater
Hajdin Salihu si 17 vjeçar ka debutuar në Superligë duke iu dhënë mundësia që në moshë të re nga trajneri Tahir Batatina, në ndeshjen ndërmjet Llapit e Drenicës. Salihu ka zhvilluar 12 paraqitje në edicionin 2019/20. Kapiteni i Kosovës U19 pasi fitoi turneun në Roma të Italisë, mori ftesë nga përzgjedhësi Rafet Prekazi në ndeshjet e muajit shtator dhe tetor të Kosovës U21.
K.F. Llapi i dëshiron shumë suksese në Lokomotiva të Zagrebit. Presim që t’i tregon vlerat dhe cilësitë që posedon. Pa dyshim që me sjelljet dhe karakterin e tij luftarak do të arrij shumë lartë si futbollist”, ka shkruar Llapi./arbresh.info.
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...