SC Gjilani ka arritur marrëveshje me futbollistin Fuat Karabeg, i cili së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Vllaznise nga Pozherani.
Karabegu luan në pozitën e mesfushorit te avancuar, por mund ta bëjë pa problem edhe pozitën e mesfushorit qendror.
“SC Gjilani gjithashtu njofton se në ditët në vijim pritet të ketë edhe ardhje të reja”.
Sot ishte në plan që të prezantohet edhe Edmond Turku, por GazetaOlle mëson se ai nuk ka qenë i pranishëm në stërvitje dhe arsyeja ende nuk dihet.
Karabegu sot ka stërvitur, ndërsa ai pritet ta mbajë fanellën me numrin 10.
Gjilani është në kërkim të trofeve këtë sezon, pasi mungojnë prej më shumë se një dekadë.
Ndryshe, “Skifterat” janë duke shikuar edhe transferimin e mbrojtësit të njohur, Besnik Krasniqi, i cili ka luajtur edhe në të kaluarën.

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime