Kina zyrtarisht ka emëruar ish kapitenin e Italisë, Fabio Cannavaron, si trajner të tyre të ri.
Kjo është konfirmuar sot (e premte) dhe Cannavaro është larguar nga pozita e tij drejtuese te skuadra kineze Guangzhou Evergrande, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse 45-vjeçari është trajner i përhershëm i Kinës apo marrëveshja e arritur me të është e përkohshme.
Cannavaro zëvendësoi Marcello Lippin, i cili e drejtoi ish mbrojtësin e Juves dhe Italisë drejtë trofeut në kampionatin Botëror 2006, në detyrë.
Ndeshja e tij e parë do të jetë të enjten e ardhshme kundër Tailandës në Kupë të Kinës para finales së mundshme kundër Usbekistanit ose Uruguait./arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...