Gardiani nga Prishtina, Egzon Bislimi është transferimi i radhës i Lirisë së Prizrenit.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit prizrenas, shkruan Arbresh.info.
Egzoni ka mbrojtur portën e Ramiz Sadikut, 2 Korrikut, FC Prishtinës dhe së fundmi te FC Prishtina e Re.
Bislimi ka qenë një ndër shtyllat kryesore të Prishtinës së Re edicionin e kaluar, ku me ndihmën e tij, kjo skuadër u inkuadrua në Superligë.
Përvec tij, Liria ditë më parë ka afruar edhe Albion Kurtajn e Fitim Sususrin, si dhe ka vazhduar kontratën me disa prej lojtarëve më të rëndësishëm që i pati edicionin e fundit.
Me Klodian Duron në krye synimi i vetëm i Lirisë është inkuadrimi në Superligë./Arbresh.info
Durmishi: Gjendja e tre të rinjve është e stabilizuar
Sekretari Rubio: Çështja e anëtarësimit të Kosovës në NATO s...
Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen ...
Dasma top sekrete e Dua Lipës me Callum Turner – dy sheshe d...
“Pesë shokët nga Kosova u futën në det…”, ...
Formacionet zyrtare, Shqipëri – Izrael: Maran befason ...