Drita ka konfirmuar se ka ndarë rrugët me Prince Balden.
Klubi gjilanas bëri të ditur përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook se ka shkëputur kontratën me lojtarin.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e tyre pa ndërhyrje:
Prince Balde mbyll bashkëpunimin me DRITËN
FC DRITA ka arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës me futbollistin Prince Balde dhe i njejti pritet të vazhdojë karrierën në Evropë.
Prince Balde me ne ka zhvilluar 43 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndërsa ka shenuar dy gola.
Balde te DRITA ishte për një vit e gjysmë, pas transferimit nga Feronikeli.
Klubi i dëshiron suksese në karrierën e tij.
Turqia miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve social...
Forcohet koordinimi doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca