Interi ka konfirmuar se e ka transferuar ish-mbrojtësin e Atletico Madridit, Diego Godinin, si lojtar të lirë. Uruguaiani ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin zikaltër.
33-vjeçari njoftoi në maj se do të largohej nga Atletico pas nëntë sezoneve te gjiganti i La Ligës, ku i fitoi disa tituj, La Ligën, Kupën e Mbretit dhe dy herë Ligën e Evropës transmeton Gazeta Express.
Kalimi i pritur i uruguaianit në San Siro u konfirmua nga Interi të hënën, pasi Godin e mbaroi aventurën me Kombëtaren e në Kupën e Amerikës.
“FC Internazionale Milano njofton se është pajtuar të nënshkruajë kontratë me Diego Godinin, e cila do të zgjasë deri më 30 qershor 2022”, thuhet në njoftimin e Interit.
? | ANNOUNCEMENT
There's a new sheriff in town ?
⚫? @diegogodin is an Inter player!#WelcomeDiego ?? #NotForEveryone#FCIM pic.twitter.com/7XMbNYH1vH
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) July 1, 2019
Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza ndaj autorit të vrasjes së ...
Trump: Irani nuk do të marrë asetet e ngrira para se të arri...
Bastisje në Zubin Potok, konfiskohen katër armë
Kapen pranë kufirit greko-shqiptar 110 kg marijuanë të fsheh...
Kurti: Kanë mbetur më pak se 3 orë kohë, dil dhe voto, mos e...
Deri në orën 16:30 votuan 450 mijë e 641 qytetarë, apo 22.99...