Zyrtare: Dejan Lovren transferohet te Zenit Petersburg

14:15 | 27 Korrik 2020

Ashtu siç pritej mbrojtësi Dejan Lovren, është bërë me skuadër të re.

Kroati në këtë edicion nuk ishte titullar nën urdhrat e Jurgen Klopp dhe sot (e hënë) ka përfunduar aventurën me kampionin e Anglisë, duke iu bashkuar Zenit St. Petesburg, transmeton portali arbresh.info.

Lovren kaloi gjashtë vite me “Reds”, kurse trajneri Jurgen Klopp gjithashtu e ka falënderuar duke thënë se ishte shumë i rëndësishëm për ta.

Skuadra e Zenit përmes një postimi ka konfirmuar transferimin e Lovren-it.

Lovren ka nënshkruar kontratë trevjeçare me gjigantin e njohur rus./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara