Dardan Berisha ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me zyrtarët e KB Prishtinës.
Klubi nga kryeqyteti ka konfirmuar se “basketbollisti më i mirë në Kosovë” ka vazhduar qëndrimin në klub duke vendosur lapsin në një marrëveshje të re, shkruan portali arbresh.info.
“Dhe në fund qershia mbi tortë”, shkruan fillimisht klubi në njoftimin e tyre në llogarinë e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook.
“Basketbollisti më i mirë në Kosovë i cili nuk ka nevojë për prezantim ka rinovuar kontratën me klubin tonë”
30-vjeçari shënoi rikthimin te KB Prishtina në vitin 2018 pas një sezoni të shpenzuar te CEZ Nymburku./arbresh.info/
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...