Chris Smalling ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Unitedin.
Mbrojtësi anglez, Chris Smalling ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Unitedin, e cila do ta mbaj atë në Old Trafford deri në vitin 2019.
Trajneri Louis van Gaal e lavdëroj lojtarin e tij, për të cilin tha se për një kohë ët shkurtër është bërë pjesë e rëndësishme e ekipit të tij.
“Chris është treguar dhe zhvilluar shumë që prej kohës kur unë jam këtu dhe ka arritur të bëhet pjesë e rëndësishme e ekipit të parë. Jam shumë i kënaqur që ka nënshkruar kontratë të re”, tha Van Gaal për faqen zyrtare të Unitedit.
Në anën tjetër Smalling tha se ndjehet krenar që luan për një skuadër kaq të madhe dhe u shpreh i lumtur se skuadra është rikthyer sërish të jetë garuese në nivele të larta.
Smalling u transferua në United që në vitin 2010 dhe që atëherë ka arritur të paraqitet në 147 ndeshje, ku ka shënuar 9 gola dhe ka fituar dy tituj të Premierligës.
AUV: Situata nën kontroll, tërhiqen nga tregu 212 pako të pr...
Nis seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Mu...
Guardiola falënderon Mourinhon pasi e mposhti Real Madridin:...
Janjiq: Uashingtoni po e shtyn Kosovën dhe Serbinë drejt njo...
Seanca për rastin e spiunazhit ndaj Shabanit dhe Qerimit vaz...
Rama nënshkruan marrëveshje me KRM “Pastrimi” për menaxhimin...