Carlo Ancelotti është zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares së Brazilit. Trajneri aktual i Real Madridit do të marrë drejtimin e pesë herë kampionëve të botës duke nisur nga qershori i këtij viti.
Federata Braziliane e Futbollit (CBF) e bëri zyrtare marrëveshjen me trajnerin italian, duke konfirmuar se ai do të jetë në krye të “Seleçaos” pas përfundimit të sezonit aktual me Real Madridin.
Lajmi është bërë zyrtare përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Ancelotti do të bëhet trajneri i parë evropian që drejton Brazilin në më shumë se 60 vite, duke sjellë përvojën dhe suksesin e tij të jashtëzakonshëm në klubet më të mëdha evropiane në shërbim të një kombëtareje me histori të pasur.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...