Liria e Prizrenit tashmë është bërë me trajner të ri.
Skuadra e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës, në grupin A, ka emëruar trajner, Bledar Devollin, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur skuadra prizrenase përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Kujtojmë se Liria ditë më parë njoftoi largimin e trajneri, Granit Begolli i cili menjëherë pas barazimit me Istogun fundjavën që lamë pas ka ofruar dorëheqjen.
Prizrenasit pas tetë xhirosh kanë 11 pikë dhe ndodhen në vendin e gjashtë në tabelën e Ligës së Parë./Arbresh.info
Musliu: Numri në listë s’ka rëndësi, po përballemi me Albin ...
Presidenti Trump zbarkon në Pekin
Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori ChatGPT për të shkruar ...
Alarm në Kaliforni/ 3 persona në spital pasi konsumuan kërpu...
Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: Mbi 61 mijë aplikime ...
Haradinaj përkujtohen viktimat e Korishës dhe heronjtë e fam...