Futbollisti shqiptar i cili përfaqëson kombëtaren e Zvicrës, Ardon Jashari tashmë zyrtarisht është lojtari më i ri i Milanit.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit “Rosoner” në Facebook, shkruan Arbresh.info.
Mesfushori zviceran ka nënshkruar një kontratë me Rossonerët deri më 30 qershor të vitit 2030.
I lindur në Cham të Zvicrës, më 30 korrik 2002, Ardon e filloi udhëtimin e tij futbollistik me Luzern, duke debutuar me ekipin e parë në korrik 2020.
Ai vazhdoi të grumbullonte 102 paraqitje dhe nëntë gola gjatë kohës së tij me Die Leuchten.
Në verën e vitit 2024, ai u transferua te Club Brugge, ku bëri 52 paraqitje dhe shënoi katër gola, duke fituar Kupën e Belgjikës.
Jashari ka katër paraqitje për Zvicrën, duke debutuar në shtator 2022. Në Milan ai do të bart fanellën me numër 30./Arbresh.info
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...