Anel Rashkaj është futbollisti më i ri i skuadrës së madhe kosovare, Prishtinës.
Klubi më i trofeshëm kosovar po vazhdon me përforcime të mëdha që pas dritës së gjelbër të dhënë nga UEFA për pjesëmarrje në garat e evropiane.
Pasi sollën sezonin e kaluar emra të mëdhenj si Armend Dallku, Debatik Curri dhe Ahmet Januzi, Prishtina tani ka ofruar edhe ish-kapitenin e Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkajn.
Klubi kryeqytetas ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me mesfushorin e njohur 27-vjeçar, i cili ka bërë karrierë të madhe në Skandinavi, te skuadrat suedeze e norvegjeze.
Pas nënshkrimit me Prishtinën, Rashkaj ka deklaruar se ka rënë dakord që një kohë të gjatë me klubin bardhekaltër, por i është dashur të pres deri te zyrtarizimi.
Komunikata e Prishtinës:
Anel Rashkaj – nënshkruan kontratë dyvjeçare
Pas bisedave të gjata të kryetarit Remzi Ejupi – Anel Rashkaj vendosi për Prishtinën
Prishtinë, 11 gusht, 2017 – Pas shumë bisedimeve të gjata, më në fund është arritur akordi për kontratë dyvjeçare ndërmjet FC Prishtina dhe ish-kapitenit dhe tani anëtarit të Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj.
Anel Rashkaj, 27 vjeç, i lindur në Prizren më 19 gusht të vitit 1989 nga Kosova në Suedi kishte shkuar në moshën 14-vjeçare. Ish-futbollist i Halmstadit (2006-2012) ka luajtur edhe për 5 vite me Sandes të Norvegjisë (2012-2017), dhe së fundi ishte anëtar i klubit të elitës suedeze, AFC United Eskilstuna.
Për Përfaqësueses e Kosovës është paraqitur katër herë – ishte kapiten.
Rashkaj ka nënshkruar me Prishtinën kontratë dyvjeçare.
Vendim aspak i lehtë, por shumë gjatë i pritur
“Prej kohës së fundit që isha me Përfaqësuesen në Prishtinë, kemi rënë në kontakt me Prishtinën, kryetarin Remzi Ejupi…
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot