Google ADS

Zyrtare: Albian Ajeti prezantohet nga West Ham United

10:05 | 8 Gusht 2019
Arbresh Info

West Ham United ka finalizuar marrëveshjen me sulmuesin shqiptar Albian Ajeti.

22-vjeçari, i cili ka shënuar 15 gola brenda 35 paraqitje te skuadra zvicerane FC Basel sezonin e kaluar, sapo është prezantuar nga klubi në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Skuadra angleze raportohet të ketë shpenzuar 8 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Albian Ajeti ka bërë gjashtë paraqitje te skuadra U21 e Zvicrës.

Ai është bërë përforcimi i gjashtë këtë verë te West Hami./arbresh.info/

https://twitter.com/WestHamUtd/status/1159373680696164354

Shpërndaje në rrjete sociale