Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin, Agim Sopi, FC Feronikeli ka vendosur që drejtimin e skuadrës të ia besojë trajnerit nga kryeqyteti, Afrim Toverlani.
Toverlani, i njohur për publikun si “Toki”, është ndër trajnerët më të trofeshëm të Superligës së Kosovës dhe po rikthehet në skuadër pas trofeut të fituar në sezonin 2015/16.
Ai u shpall Kampion i Kosovës tre herë me FC Prishtina, gjatë sezoneve: 2007/08, 2008/09 dhe 2012/13. Poashtu me FC Prishtina ai fitoi edhe Kupën e Kosovës gjatë sezonit 2012/13.

Kjo është hera e dytë që Toverlani merr drejtimin e FC Feronikelit, pasi që klubin e drejtoi edhe gjatë viteve 2015-17, duke arritur të shpallet Kampion i Kosovës në sezonin 2015/16 dhe fitoi Kupën e Kosovës në sezonin 2014/15.
Toverlani merr FC Feronikelin me gjendjen aktuale në tabelën e IPKO Superligës së Kosovës, me 31 pikë, në vendin e 5-të. Ndërsa, në DigitAlb Kupën e Kosovës, FC Feronikeli gjendet në gjysmëfinale të kësaj gare, si kundërshtar i FC Ballkanit./arbresh.info.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër