Kosova është duke u mposhtur me rezultat 4-0 pas pjesës së parë nga Zvicra.
Zviceranët dominuan gjatë tërë pjesës së parë dhe me plot meritë kanë këtë epërsi, shkruan Arbresh.info.
Pas një harkimi të mirë në zonë, më së mirë u gjend mbrojtësi Manuel Akanji, i cili goditi mirë me kokë dhe realizoi për epërsinë fillestare në minutën e 22-të.
Tre minuta më vonë, Brel Embolo shënoi edhe golin e dytë.
Kurse për 3-0 shënoi Widmer, gjashtë minuta para fundit të pjesës së parë.
Helvetikët nuk u ndalën dhe realizuan edhe golin e katërt në minutën e 45-të me anë të Brel Embolos.
Kosova gjatë pjesës së parë pati paraqitje të dobët duke mos pasur as edhe një goditje në portë, madje as nuk pati fare goditje./Arbresh.info

Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë