Shpresat e Zlatan Ibrahimovict për të qenë këtë verë në Kampionatin Botëror janë shkatërruar nga trajneri i Suedisë, Janne Andersson.
Ibrahimovic, i cili u pensionua nga detyra e tij me skuadrën kombëtare në vitin 2016, ka hapur derën për të përfaqësuar të paktën edhe një herë vendin e tij në Rusi, transmeton portali arbresh.info. Por, Andersson ka hedhur poshtë këtë mundësi të kërkuar nga sulmuesi i LA Galaxy gjatë një interviste për ‘TYC Sports’.
“Ibrahimovic i kishte thënë jo skuadrës kombëtare”, tha fillimisht Andersson. “Ai nuk do të ishte në skuadër pas Kampionatit Evropian dhe unë e respektoj atë”
“Nëse ju refuzoni skuadrën, unë nuk mendoj se ju duhet të riktheheni. E respektoj atë që ka thënë dhe ata që i kanë thënë ‘po'”
“Ibrahimomvic nuk më ka thirrur mua, por kategorikisht ai nuk është i përfshirë në planet për Kampionatin Botëror”
Ibrahmovic ka shënuar 62 gola brenda 116 paraqitjeve për Suedinë dhe u bë golashënuesi më i mirë i skuadrës së tyre në vitin 2014./arbresh.info/
Nuk kanë fund problemet tek Milani, ylli i skuadrës mund të ...
Matoshi: Momenti kur e mora thirrjen nga Kosova, ishte ndjen...
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...