Zlatan Ibrahimovic thotë se dëshiron të fitojë një trofe me AC Milan para se të pensionohet.
Kontrata e sulmuesit 40-vjeçar skadon në qershor.
“E ardhmja ime është futbolli, bota ime është futbolli”, tha Ibrahimovic.
“Jam i zhgënjyer që nuk jam në gjendje të luaj për momentin, kjo më dhemb shumë, veçanërisht kur skuadra po shkon mirë. Unë dua të jem atje dhe të ndihmoj ekipin, ne kemi bërë gjëra të mëdha që kur erdha dhe tani na mungon vetëm një element – një trofe”.
“Ne po luftojmë për ta arritur këtë, nuk do të heq dorë derisa të kem fituar diçka me këtë skuadër të Milanit”, përfundoi sulmuesi suedez./Arbresh.info
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” n...
Rexhbeçaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...