Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është “i befasuar me nivelin” e Brahim Diazit në seancat stërvitore në klub.
19-vjeçari iu bashkua Los Blancos në muajin janar për 15 milionë euro nga Manchester City, por fitorja ndaj Huescas muajin e kaluar në ligë ishte ndeshja e parë e tij në klub, transmeton portali arbresh.info.
Në fillim të këtij muaji, gazeta spanjolle Marca ka pretenduar se talentit do t’i lejohet largimi nga Madridi në formë huazimi këtë verë në mënyrë për të siguruar eksperiencë te skuadra e parë diku tjetër.
Megjithatë, ata thonë se performancat e tij janë duke ndryshuar situatën dhe Zidane mund promovojë atë në një pozitë të ngjashme ashtu siç bëri Marco Asensio në të kaluarën.
Brahimi është njëri nga pak lojtarët e skuadrës së parë në Madrid që Zidane nuk e ka drejtuar në të kaluarën në klub./arbresh.info/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër