Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane është shumë i zemëruar me dështimin për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester United, Paul Pogban.
Gazeta spanjolle SPORT pretendon se Bernabeu besohej të ishte destiancioni i tij i preferuar teksa Zidane ishte shumë i dhënë pas lojtarit, transmeton portali arbresh.info.
Por derisa kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar evropian, francezi nuk duket se është afër transferimit dhe kjo ka lënë trajnerin Zidane shumë të zemëruar.
Trajneri beson se klubi “nuk tentoi asnjëherë për të nënshkruar me të vërtetë me mesfushorin francez” pavarësisht shtytjes së tij që një marrëveshje mes tyre të arrihet.
Ai beson se ka qenë i “gënjyer” nga presidenti i klubit Florentino Perez./arbresh.info/
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...