Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka thënë se shumë persona dëshirojnë që të këtë probleme mes tij dhe sulmuesit, Gareth Bale.
“Los Blancos” sot (e diele) mposhti Osasunen me rezultat 1 – 4, ndeshje në të cilën u rikthye uellsiani, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku francez ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur probleme me Bale, por mediat e kanë bërë një gjë të tillë.

“Problemi është se disa njerëz dëshirojnë që ne të kemi probleme. Kjo nuk është çështja, asnjëherë nuk ka qenë”.
“Nuk ka luajtur në tri ndeshjet e fundit, por luajti mirë për 70 minuta sot. Kemi shumë lojtarë dhe nuk është lehtë ta balancojmë. Gareth është lojtar i rëndësishëm dhe do vazhdoj të luaj këtë sezon”, theksoi Zidane.
Reali është lider në La Liga me 52 pikë, gjashtë më shumë se Barcelona./arbresh.info.
Bernardo Silva: Në futboll gjithçka është e mundur, do të lu...
Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të su...
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...
Eurostat: Gati 1 në 4 familje në Shqipëri ka vështirësi për ...
Irani: Kemi sulmuar 4 baza ushtarake amerikane
Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut