Kanë mbetur më pak se një muaj derisa do të mësohet edhe fituesi i Topit të Artë për vitin 2024.
Jude Bellingham, Vinicius Jr dhe Rodri janë tre favoritët kryesorë për ta marrë çmimin individual më të vlefshëm te futbollistët.
Legjenda franceze, Zinedine Zidane është pyetur nëse Jude Bellingham do të mund ta fitojë këtë çmim.
“A mund ta fitojë Jude Bellingham Topin e Artë në të ardhmen? Pse jo? Unë pyes pse jo miku im?” thotë Zinedine Zidane .
“Në lojë, ai do të jetë i shkëlqyeshëm me siguri. Në fushë, ai ka ende shumë për të bërë, por ai do të jetë i mrekullueshëm,” shton Zidane.
Zizou po fliste në nisjen e lojës EA FC 25, në të cilën Bellingham ishte i pranishëm si posteri i lojës.
Bellingham u emërua në mesin e 30 të nominuarve më të mirë për Topin e Artë për këtë vit dhe pritet të jetë në top 3 ose 5.
Sidoqoftë, Vincius Jr është njeriu që pritet të fitojë Topin e Artë në 2024. /Telegrafi/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari