Zinedine Zidane ka konfirmuar se është e rëndësishme për Real Madridin të sigurojë që Sergio Ramos dhe Lucas Vazquez të zgjasin kontratat e tyre me klubin.
Duke folur përpara takimit të LaLiga Santander ndaj Osasunas, trajneri francez u pyet rreth kësaj situate.
“Gjëja më e rëndësishme është që ne të rinovojmë lojtarët. Unë nuk kam folur me ta në lidhje me këtë, por është e rëndësishme që ajo të zgjidhet për lojtarët. Ajo që unë dua është që ata të jenë të përgatitur për të luajtur, për të stërvitur dhe për të bërë gjërat mirë, për mua kjo ka rëndësi” – u shpreh Zidane.
Negociatat me Ramosin kanë ngecur dhe vazhdimi i tij me klubin madrilen është vënë në dyshim të madh.
Spanjolli ka luajtur një rol vendimtar në sukseset e klubit viteve të fundit dhe është një lider i vërtetë në fushë. /Gazeta Express/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës