Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane insiston se mesfushori James Rodriguez, është lojtar i rëndësishëm në skuadër.
Kolumbiani është i lidhur me largimin nga “Santiago Bernabeu”, pasi dështojë të impresionojë këtë sezon, ndërsa bëri vetëm 14 paraqitje në të gjitha garat, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse thuhet se ka raporte jo të mirë, tekniku francez ka thënë se James është pjesë mjaftë e rëndësishme e skuadrës.

“James është lojtar i rëndësishëm, gjithmonë e ka treguar këtë. Është ditëlindja e tij, pra gjëja e parë është ta urojmë”.
“Është pjesë e skuadrës. Është e vërtetë që disa luajnë më shumë e disa më pak, por kam raporte të mira, të gjithë janë të rëndësishëm”, deklaroi tutje ai.
Manchester United, Arsenal dhe Wolves janë disa nga skuadrat që e duan 29-vjeçarin, vlera e të cilit është 22 milionë euro./arbresh.info.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari