Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane thuhet se i ka thënë presidentit Florentino Perez se ai është i lumtur të shohë shitjen e Gareth Bale.
Zidane, ashtu sikurse Perez, dëshiron të shohë sulmuesin e Monacos, Kylian Mbappe, të arrijë këtë verë dhe e di se ata kanë nevojë për t’i bërë vend duke shitur një nga sulmuesit e tyre të profilit të lartë.
Dhe lojtari që trajneri francez ka vendosur të sakrifikojë thuhet se është uellsian Bale.
Sipas Diario Gol, Zidane ka biseduar me Perezin gjatë fundjavës për këtë situatë dhe i ka thënë atij se “nëse 100 milionë euro arrijnë për Bale, pranojeni!”.
PSG është në kontakt me Realin rreth disponueshmërisë së Bale, por ish-lojtari i Tottenhamit thuhet se favorizon një transferim në Manchester United.
Megjithatë, prioritet për anësorin këmbëshpejtë është që të qëndrojë me Madridin për të paktën një vit tjetër.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë